Kuvendi Komunal i Fushë Kosovës e ka kundërshtuar ashpër ndërtimin e deponisë së materieve të rrezikshme, e cila është caktuar të ndërtohet në Harilaq, me një vendim të Qeverisë së Kosovës.
Asamblistët e kanë vlerësuar si një bombë tjetër të kurdisur këtë deponi përveç asaj të Mirashit, tymit të termocentraleve, detonimit të gurthyesve dhe bombolave të naftës. Aty 27 anëtarët e këtij Kuvendi Komunal njëzëri i thanë JO ndërtimit të kësaj deponie.
U tha se do ta kundërshtojnë këtë projekt dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë që në territorin e tyre të ndërtohet një deponi e tillë, raporton KTV. Sipas tyre, materiet industriale e toksike që do të vendosen, ua rrezikojnë ajrin, ujin e shëndetin këtyre banorëve.
Asamblistët i thanë përfaqësuesit të Ministrisë së Mjedisit se po e shkelin Ligjin për mbrojtjen e ambientit. Ndërkaq, kjo deponi u quajt bombë e radhës për banorët e Fushë Kosovës.
Ndërkaq, kryesuesi i Komisionit nga Ministria e Mjedisit insistoi se lokacioni është i qëlluar.
Asamblistët në këtë mbledhje theksuan faktin se pothuajse të gjitha vendet e rajonit kanë refuzuar ndërtimin e këtyre deponimeve me materie të rrezikshme.
-
Kuvendi sërish kundër deponisë së rrezikshme në Harilaq
-
Në Harilaq protestohet kundër ndërtimit të deponisë
-
Komuna e Fushë-Kosovës s`e di nëse Ministria është tërhequr nga vendimi për deponinë
-
Komuna dhe banorët po e humbin betejën, MMPH-ja e do në Fushë Kosovë deponinë e materialeve të rrezikshme
-
Kuvendi i Fushë-Kosovës sfidon vendimin e Qeverisë për deponinë në Harilaq