Pasi Ministria e Mjedisit nuk e dëgjoi zërin e tyre kundër ndërtimit të deponisë për mbledhjen e materialeve të rrezikshme, banorët e Harilaqit kanë organizuar protestë, raporton KTV.
Nga vendi ku ka nisur shpimi i tokës ku planifikohet të ndërtohet deponia, ata i dërguan porosi qeverisë që ta tërheqë vendimin.
Nëse qeveria nuk tërhiqet nga vendimi, ata paralajmërojnë se në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë që ajo deponi të ndërtohet.
Banorët tregojnë për dëmet që do t’u shkaktohen.
Ata thonë se nuk do të ndalen me kaq. Sipas tyre, në ditët në vazhdim, bashkë edhe me anëtarët e tjerë të familjes, do të vendosin edhe tenda për të mos lejuar zbatimin e vendimit të Qeverisë. Madje, ky banor thotë se as fqinji ynë Serbia, nuk do t’i rrezikonte më shumë sesa Qeveria e vendit të tyre.
Ministria e Mjedisit gjithashtu nuk e ka marrë për bazë as vendimin e Kuvendit Komunal kundër kësaj deponie. Në protestë, bashkë me banorët, doli edhe një drejtor i kësaj komune, i cili tha njëzëri se janë krah banorëve kundër këtij vendimi të Qeverisë.