Kompania “Union” ka njoftuar se formula Aptamil AR 1 është e sigurt për përdorim. Në një komunikatë për media thuhet se pas shqetësimeve nga autoritetet në Kroaci në lidhje me një seri të caktuar të këtij produkti, janë realizuar menjëherë analiza dhe testime shtesë sistematike. Si rrjedhojë, njofton kompania, rezultatet e këtyre testimeve kanë konfirmuar se produktet e kësaj serie janë të sigurta dhe plotësisht në përputhje me të gjitha kërkesat rregullatore të Bashkimit Evropian.
“Megjithatë, si masë parandaluese dhe si masë e sigurisë së shtuar në bashkëpunim me Inspektoratin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kemi marrë masa të largojmë produktin nga tregu”, thuhet në komunikatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë martën, AUV-i ka njoftuar për tërheqjen nga tregu të një sasie të qumështit Aptamil, pasi dyshohej se në këtë produkt është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus.