Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e Kosovës ka njoftuar të martën për tërheqjen nga tregu të një sasie të qumështit Aptamil, pasi në këtë produkt është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus.
Sipas njoftimit të AUV-së, alarmi është pranuar përmes Komisionit Evropian, përkatësisht Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF). Niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, çka ka nxitur ndërmarrjen e masave të menjëhershme.
Agjencia bën të ditur se është duke u kryer gjurmueshmëria dhe tërheqja nga tregu e produktit Aptamil me lot nr. 111444865, i cili është importuar nga Mbretëria e Holandës nga kompania “UNION SH.P.K.” nga Vushtrria.
AUV-i ka theksuar se mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe zinxhirit ushqimor, duke zbatuar masa parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim që qytetarëve të Kosovës t’u garantohet ushqim i sigurt dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë ushqimore.
Qytetarët që kanë blerë këtë produkt këshillohen të mos e përdorin dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve kompetente.
-
AUV-i asgjëson mbi 2 mijë kilogramë mish pule me bakterien salmonella
-
AUV-i vendosi ta tërheqë qumështin “Aptamil” që përdoret për foshnja më të ndjeshme
-
Tërhiqen nga tregu sërish produktet e Aptamilit
-
Prindër të fëmijëve që shfaqën probleme shëndetësore nga qumështi “Aptamil” mund të kërkojnë dëmshpërblim
-
Ndalohet importimi i qumështit “Aptamil”