Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se janë asgjësuar 2 mijë e 64 kilogramë mish pule pasi është vërtetuar prania e salmonelës. AUV-i tha sa mishi i asgjësuar ishte importuar nga Polonia.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës (AUV), duke iu referuar njoftimit të pranuar nga Komisioni Evropian - Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim (RASFF), njofton opinionin publik se gjatë kontrollit të kryer në një ngarkesë të produktit MDM pule, të importuar nga Polonia, me prodhues CEDROB S.A., Ubojnia Drobiu Ujazdóëek, dhe të importuar nga kompania KAJMAK SHPK, Prizren, është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp. Pas pranimit të njoftimit nga RASFF dhe me kërkesë të kompanisë KAJMAK SHPK, përmes inspektimeve të realizuara nga AUV, është vërtetuar prania e salmonelës në sasinë 2064 kilogramë mish pule. Pas konstatimit të këtij rasti, sasia e importuar është asgjësuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore”, thuhet në njoftimin e AUV-it.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, paraprakisht njoftoi se edhe për tërheqjen nga tregu të një sasie të qumështit Aptamil, pasi në këtë produkt u identifikua parania e bakteries Bacillus cerues.
-
Asgjësohen mbi 19 mijë kilogramë mish pule
-
Nga mishi i skaduar te Salmonella, alarmi për sigurinë ushqimore në Kosovë
-
Asgjësohen mbi 21 mijë kilogramë produkte mishi të mykura
-
Gjendet salmonela në një ngarkesë me mish pule nga Rumania në Prizren
-
AUV asgjëson 5.56 tonë misër nga Serbia për shkak të nivelit të lartë të Aflatoksinës