Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se me kërkesë të kompanisë “APETIT” dhe në kuadër të kontrollit zyrtar të realizuar nga inspektorët e AUV-së, në një ngarkesë të mishit të pulës të importuar nga Polonia, është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp.
Sasia e mishit ishte importuar nga vetë kompania.
“Menjëherë pas konstatimit të këtij rasti, sasia e përgjithshme prej 19,200 kg mish pule është asgjësuar, në përputhje të plotë me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdon të monitorojë situatën me vëmendje të shtuar dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me operatorët ekonomikë që merren me importin e mishit, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të rasteve të ngjashme”, thuhet në njoftim.
-
AUV-i asgjëson mbi 2 mijë kilogramë mish pule me bakterien salmonella
-
Gjendet salmonela në një ngarkesë me mish pule nga Rumania në Prizren
-
AUV: Mishi i bardhë i pulës, i sigurt për konsum
-
Bllokohet mishi i dyshimtë me origjinë Brazilin
-
Mishi i pulës me salmonellë në Shqipëri, AUV-i shton kontrollet për mishin nga Brazili në Kosovë