Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar qumështi Aptamil është i sigurt për përdorim.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se pas njoftimit të publikuar më herët për ndalimin e produktit Aptamil AR 1, janë kryer ritestime shtesë dhe është konfirmuar se analizat kanë rezultuar në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore. Produkti Aptamil AR 1 është vlerësuar i sigurt për konsum dhe lejohet sërish të shitet në treg.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thekson se ndalimi i përkohshëm i këtij produkti ishte masë parandaluese, e ndërmarrë për mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet në njoftim.
Një lloj i caktuar i qumështit për foshnja “Aptamil AR1” qe tërhequr nga tregu pas një njoftimi nga autoritetet e Bashkimit Evropian për prani të një bakterie.
-
AUV-i vendosi ta tërheqë qumështin “Aptamil” që përdoret për foshnja më të ndjeshme
-
Kompania që importon qumështin Aptamil: Është i sigurt për përdorim
-
Ndalohet importimi i qumështit “Aptamil”
-
Tërhiqen nga tregu dy lloje të qumështit Aptamil
-
Përdoruesit e qumështit “Aptamil AR 2” këshillohen ta konsultojnë pediatrin