Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, në takim me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka theksuar nevojën për koordinim të vazhdueshëm dhe konsultime të rregullta me organizatat e sigurisë në Kosovë.
Barduani është pritur në takim nga ministri Sveçla dhe drejtori i Policisë, Hoxha, të hënën.
“Ai gjithashtu theksoi nevojën për koordinim të vazhdueshëm dhe konsultime të rregullta me organizatat e sigurisë në Kosovë, pasi kjo është kyç për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Për takimin është njoftuar edhe nga MPB-ja.
“Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim njoftues Komandantin e KFOR, Gjeneral Major Enrico Barduani. Me këtë rast, Ministri Sveçla i uroi Gjeneral Major Barduanit detyrën e tij të re si Komandant i KFOR-it në Kosovë duke ritheksuar përkushtimin e plotë të institucioneve tona për bashkëpunim të mëtejmë me KFOR. Siguria, paqja dhe stabiliteti i vendit tonë dhe jo vetëm mbeten kryesore andaj të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim e bashkëveprim të ngushtë me qëllim të realizimit të synimeve të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
-
Barduani: Rruga drejt sigurisë së qëndrueshme është politike, jo ushtarake
-
Barduani: Rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë nuk është ushtarake, por politike
-
Baker pritet nga komandanti i KFOR-it, flasin edhe për dialogun Kosovë-Serbi
-
Komandanti i KFOR-it e njofton zyrtarin e DASH-it për situatën e sigurisë në Kosovë
-
Barduani shpreson në zhbllokim të shpejtë të ngërçit politik në Kosovë