I dyshuari për ndihmë në tentimvrasjen dhe rrëmbimin e Milan Vukashinoviqit, Vidosav Mitroviq, është sjellur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Prokuroria Themelore në Mitrovicë i ka kërkuar gjykatës t'ia caktojë masën e sigurisë të paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Pas seancës dëgjimore gjykata do të nxjerrë vendim lidhur me masat e sigurisë për të dyshuarin.
Policia e Kosovës ka njoftuar të dielën se gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të arrestuarit për përfshirje në plagosjen dhe rrëmbimin e dyshuar të shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, ka gjetur një armë dhe disa fishekë.
“Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: nëntë telefona celularë, një laptop, tri dokumente të formatit A4, një pushkë gjuetie me 39 fishekë, një jelek për fishekë të armës së gjuetisë, si dhe një tytë arme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Avokati i Mitroviqit, Dejan Vasiq, ka thënë se gjatë intervistimit i dyshuari e ka mohuar se ka ndihmuar në rastin e Vukashinoviqit.
“I dyshuari Vidoslav ka dhënë deklaratë për rastin dhe e ka mohuar plotësisht pjesëmarrjen në ngjarje duke u thirrur në një alibi që është lehtë e verifikueshme. Ai ndodhet në ndalim 48-orësh, ndërsa ecuria e procedurës varet më tutje prej Gjykatës Themelore në Themelore në Mitrovicë”, ka thënë Vasiqi për KOHËN.
-
Policia gjen një armë e municion në shtëpinë e të arrestuarit për rastin e Vukashinoviqit
-
Policia jep detaje për arrestimin e ish-pjesëtarit të MUP-it, i dyshuar për kidnapimin e Vukashinoviqit
-
Familja kërkon trajtim jashtë Serbisë për Vukashinoviqin që u rrëmbye brenda territorit të Kosovës
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë
-
Pas më se një muaji i lejohet vizita nënës së Vukashinoviqit