Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për arrestimin e ish-pjesëtarit të MUP-it, i dyshuar për kidnapimin e Milan Vukashinoviqit.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se është arrestuar një person në Leposaviq nën dyshimin se ka ndihmuar në kryerjen e veprës “vrasje e rëndë në tentativë dhe rrëmbim” e ndodhur më 1 nëntor.
“Më 20 dhjetor janë kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të një të dyshuari sipas urdhëresës së gjykatës. I dyshuari dyshohet për përfshirje në dhënien e ndihmës në kryerjen e një vepre penale që ka ndodhur më 01.11.2025, ku viktimë ka qenë një mashkull. Gjatë bastisjes, Policia ka sekuestruar prova materiale që mund të lidhen me rastin, përfshirë 9 telefona celularë, 1 laptop, 3 dokumente të formatit A4, 1 pushkë gjuetie me 39 fishekë, 1 jelek për fishekë të armës së gjuetisë dhe 1 tytë arme”, thuhet në njoftim.
Për rastin ka njoftuar të shtunën edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.