I arrestuar është Vidosav Mitroviq, i dyshuar për ndihmë në tentimvrasjen dhe rrëmbimin e Milan Vukashinoviqit, i cili më 1 nëntor është qëlluar me breshëri plumbash në Jellakcë të Leposaviqit dhe më pas është rrëmbyer nga persona të panjohur në Serbi. Avokati i Mitroviqit, Dejan Vasiq, ka thënë se gjatë intervistimit i dyshuari e ka mohuar se ka ndihmuar në rastin e Vukashinoviqit
Policia e Kosovës ka njoftuar të dielën se gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të arrestuarit për përfshirje në plagosjen dhe rrëmbimin e dyshuar të shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, ka gjetur një armë dhe disa fishekë.
“Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: nëntë telefona celularë, një laptop, tri dokumente të formatit A4, një pushkë gjuetie me 39 fishekë, një jelek për fishekë të armës së gjuetisë, si dhe një tytë arme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
I arrestuar është Vidosav Mitroviq, i dyshuar për ndihmë në tentimvrasjen dhe rrëmbimin e Milan Vukashinoviqit, i cili më 1 nëntor është qëlluar me breshëri plumbash në Jellakcë të Leposaviqit dhe më pas është rrëmbyer nga persona të panjohur në Serbi.
Avokati i Mitroviqit, Dejan Vasiq, ka thënë se gjatë intervistimit i dyshuari e ka mohuar se ka ndihmuar në rastin e Vukashinoviqit.
“I dyshuari Vidoslav ka dhënë deklaratë për rastin dhe e ka mohuar plotësisht pjesëmarrjen në ngjarje duke u thirrur në një alibi që është lehtë e verifikueshme. Ai ndodhet në ndalim 48-orësh, ndërsa ecuria e procedurës varet më tutje prej Gjykatës Themelore në Themelore në Mitrovicë”, ka thënë Vasiqi për KOHËN.
Edhe
Kërkohet 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit
Seanca për masën e sigurisë ndaj të pandehurit Mitroviq pritet të mbahet të hënën.
Mbrëmjen e 20 dhjetorit ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se i arrestuari V.M. ka qenë pjesëtar i Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe më pas ishte integruar në Policinë e Kosovës. Sipas Sveçlës, më pas ai ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës.
“Ekzistojnë dyshime të bazuara se personi i arrestuar ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur në vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe kidnapimin e Milan Vukashinoviqit, i cili gjatë kidnapimit u plagos rëndë dhe aktualisht është duke u trajtuar në një spital në Serbi”, ka shkruar Sveçla në Facebook mbrëmjen e 20 dhjetorit.
Sipas autoriteteve të Kosovës, Vukashinoviqi dyshohet se u plagos dhe më pas u rrëmbye në fshatin Jellakcë, afër Leposaviqit më 1 nëntor, para se të dërgohej në spitalin e Prokuples, e më pas në Qendrën Klinike të Nishit. Institucionet e Kosovës besojnë se motiv i rrëmbimit dhe tentimvrasjes së tij është fakti që ai nuk i bindej Listës Serbe dhe urdhrave të Serbisë për ta lënë punën në Byronë Kosovare të Sigurimeve.
Familja e Vukashinoviqit ka dorëzuar padi në Serbi kundër disa pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë, ose Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ose Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 2023.
Vukashinoviqi ka qenë i punësuar në Byronë e Sigurimeve të Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë, në veri të Kosovës.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar më herët se Vukashinoviqi u sulmua sepse kundërshtonte “politikat e regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.
Edhe
Familja kërkon trajtim jashtë Serbisë për Vukashinoviqin që u rrëmbye brenda territorit të Kosovës