Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për vrasje të rëndë

arrestim - pranga

Foto: Ilustrim

Një person i dyshuar për “vrasje të rëndë” është arrestuar, ka njoftuar Prokuroria Themelore.

Sipas njoftimit, M.G. ishte në kërkim dhe pas arrestimit është ndaluar për 48 orë.

Bëhet e  ditur se i janë sekuestruar dy armë, narkotikë, si dhe dokumente të falsifikuara, cilat i pandehuri i ka përdorur gjatë kohës së arratisë, me qëllim të shmangies nga legjitimimi.

“Po ashtu, në këtë aksion është arrestuar edhe një person tjetër në drejtim të veprës penale ‘Dhënia e ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale’”, thuhet në njoftim.