Të paktën 33 persona aktualisht ndodhen në paraburgim në kuadër të rastit të koduar “Qielli i thyer”, i cili po trajtohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Rasti është shënjestruar në takimin e radhës të Ekipit të Përbashkët për Përzgjedhjen dhe Shenjëstrimin e Krimeve të Rënda, të mbajtur nën udhëheqjen e kryeprokurorit Blerim Isufaj.
Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial, me urdhër të autoriteteve janë ndaluar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në vlerë rreth 60 milionë euro, ndërsa janë ngrirë mjete financiare në llogari bankare në vlerë rreth 1.5 milionë euro. Po ashtu, janë sekuestruar 80 vetura luksoze me vlera milionëshe.
Vlera totale e pasurisë së sekuestruar deri më tani arrin në rreth 80 milionë euro.
Rasti “Qielli i thyer” përfshin dyshime për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë pjesëmarrjen ose organizimin e grupit kriminal, blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, shpëlarjen e parave, falsifikimin e parasë dhe dokumenteve, si dhe mbajtjen apo posedimin e paautorizuar të armëve.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim dhe se do të ndërmerren edhe veprime të tjera ligjore në përputhje me zhvillimin e rastit.
-
22 të arrestuar e qindra mijëra euro të ngrira e të sekuestruara në operacionin antidrogë
-
Sekuestrohen rreth 100 mijë euro që dyshohet se u përfituan nga krimet kibernetike
-
Prokuroria për shtatë të arrestuarit për korrupsion: I shkaktuan dëm të rëndë financiar shtetit
-
Prokuroria kërkon paraburgim për shtatë të arrestuarit: Dyshohet se shkaktuan dëm milionësh
-
Dosja e shtatë të arrestuarve pas përgjimeve në “SkyECC”, si e transportonin drogën në Kosovë?