Gjykata Themelore në Mitrovicë ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit A.S. për vrasjen në Mitrovicë.
Ndaj tij rëndojnë edhe veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “posedim i paautorizuar i armëve”.
“Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, dhe pas mbajtjes së seancës dëgjimore në praninë e prokurorit të shtetit, të pandehurit dhe mbrojtësit të tij. Sipas aktvendimit të datës 29.05.2026, të pandehurit A.S. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Koha e paraburgimit të pandehurit do t’i llogaritet nga data 27 maj e deri më 26 qershor.
Artikuj të ngjashëm
-
Një muaj paraburgim ndaj të miturit për vrasjen në Kobaj të Prizrenit
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje që po kërkohej nga Danimarka
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Gjakovë
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për therjen e dy personave në Rahovec
-
Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e imamit në Dragash