Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KEDS-i paralajmëron ndërprerje të energjisë, “Bregu i Diellit” edhe të premten 12 orë pa rrymë

rryma

Kompania për shpërndarjen e energjisë elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar për ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë për “punime në projekte investive”.

Lagja “Kodra e Diellit” edhe të premten do të mbetet pa rrymë për 12 orë, nga 09:00 deri në ora 21:00. Arsyeja sipas njoftimit në faqën zyrtare të KEDS-it është “energjizimi i kabllove të reja”.

Që nga mbrëmja e të shtunës së kaluar e deri të hënën, banorët e kësaj lagje ishin përballur me probleme me energji elektrike, e për të cilat kishte raportuar KOHA. Më pas, edhe lagje të tjera si “Mati 1” e “Velania” po ashtu kishin mbetur pa furnizim me energji.

Në njoftimin e KEDS-it thuhej se bëhej fjalë për një dëmtim të kabllove në njërën nga trafot e KOSTT-it. Ndërsa, pas orën 22:00 të së hënës ishte njoftuar se është stabilizuar furnizimi me energji elektrike në lagjet e Prishtinës ku kishte problem.

Punimet e parapara në Prishtinë nga KEDS më 27.11.2020:

1.
Në NS 110/10kV Prishtina 2 do të ndërprehet:
Dalja 10kV Nr.35 Kodra e Diellit 2 (kodi: 11000014) prej orës 09:00 deri në ora 21:00
Vendet: Kodra e Diellit 2.
Arsyeja: Energjizimi i kabllove të reja.

2.
Në NS 35/10kV Fushë- Kosova II do të ndërprehet:
NS 10/0.4 kV TS Bardhi i Madh te Sadiku (Kodi 15018018063) prej orës 09:00 - 16:00
Vendet: Bardhin e Madh shtëpitë pas Montazhit të KEK.
Arsyeja: Energjizimi kabllove të reja.

Edhe Kjo zonë në Prishtinë mbetet pa rrymë pas dëmtimit të dy shtyllave elektrike Arbëri Kjo zonë në Prishtinë mbetet pa rrymë pas dëmtimit të dy shtyllave elektrike

3.
Në NS 110/10kV Prishtina 5 do të ndërprehet:
NS 10/0.4 kV Bërnica e Epërme 1 (kodi: 13000001004) prej orës 10:30 deri në ora 15:30
Vendet: Bërnica e Epërme 1.
Arsyeja: Punime në PLC.

4.
Në NS 35/10 kV Parku i Biznesit do të ndërprehet:
NS 10/04 kV Komoran te Shkolla (kodi: 16023007101) prej ores  08:00 deri në ora 17:00
Vendet: Komoran te shkolla.
Arsyeja: Shkyçja e konsumatorëve nga rrjeti i vjetër dhe rikyçja në rrjetin e ri nëntokësor.

5.
Në NS 35/10 kV Batllava do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Batllava (kodi: 14015001) prej orës  12:00 deri në ora 15:00
Vendet: Batllava, Gërdovci, Bellopoja, Lluga, Sibovc i Poshtëm dhe Kaçibegu.
Arsyeja: Energjizimi i LP dhe i transformatorit të ri.