Metro

“Bregu i Diellit” në terr që 12 orë, KEDS-i shpreson ta rregullojë së shpejti defektin

“Bregu i Diellit” në terr që 12 orë, KEDS-i shpreson ta rregullojë së shpejti defektin
Foto: KOHA

Që pas orës 22:30 të së premtes banorët e lagjes “Bregu i Diellit” kanë mbetur pa energji elektrike.

Sipas zëdhënësit të KEDS-it, Viktor Buzhala, kjo pjesë e Prishtinës ka mbetur në terr tash për më shumë se 12 orë për shkak të një defekti.