Banorët e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë kanë mbi 13 orë pa energji elektrike për shkak të punimeve që po bëhen aty.
Shumë prej tyre i janë ankuar KOHËS se kanë mbetur në errësirë edhe pas kohës kur ishte paraparë të rikthehej energjia elektrike në këtë lagje.
Banorët ishin njoftuar nga KEDS-i se për shkak të punimeve do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në orën 21:00, mirëpo edhe një orë e gjysmë pas këtij termini, rrymë nuk ka.
KOHA ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala, por pa sukses. Nuk u lajmërua.
Artikuj të ngjashëm
-
“Bregu i Diellit” pa rrymë për mbi 12 orë, revoltohen qytetarët
-
“Bregu i Diellit” në terr që 12 orë, KEDS-i shpreson ta rregullojë së shpejti defektin
-
Punimet në rrjetin elektrik lënë pjesë të Prishtinës 10 orë pa rrymë
-
Një pjesë e “Bregut të Diellit” pa rrymë, digjen kabllo
-
Përfshihet nga zjarri një objekt në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë