Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të enjten një pjesë e Prishtinës do të mbetet për nëntë orë pa energji elektrike

Një pjesë e Prishtinës do të mbetet të enjten pa energji elektrike për shkak të punimeve në rrjet.

KEDS ka njoftuar se më 27 maj do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Prishtinës nga ora 09:00 deri në ora 18:00.

Lagjet që do të preken nga këto punime janë: Velania, Rr.Norbert Jokl, Rezervoari, Mahalla e Muhaxherëve, Rr.Isa Kastrati (një pjesë), një pjesë e rrugës Enver Maloku, një pjesë e rrugës Armend Daci, një pjesë e banesave të vjetra, një pjesë e rrugës Afrim Zhitia, Kolegji Pjetër Budi, Bregu i Diellit - Zona lindje, Rr. Vëllezërit Gërvalla, Rr.Ahmet Haxhia, Rr.Holger Petersen, Rr.Ernest Koliqi dhe Nr.5 Kodra e Diellit (një pjesë).

punime janë në kuadër të mega projektit investiv i cili ka filluar vitin e kaluar dhe që parasheh krijimin e një infrastrukture të re energjetike për Kryeqytetin. Përmes këtij investimi, që kap shifrën prej 16 milion euro, KEDS po mundëson rritjen e kapaciteteve të linjave ekzistuese duke i shndërruar nga 10 kV në 20 kV dhe po bën krijimin e linjave alternative në daljet e nënstacioneve kryesore, nga të cilat do të përfitojnë mbi 90 mijë konsumatorë”, thuhet nga KEDS.