Disa lagje në Prishtinës janë pa energji elektrike të shtunën, e qytetarë janë ankuar për këtë.
Sipas disa prej qytetarëve, energji nuk kanë pasur që prej mëngjesin të 30 majit në lagjet si ajo e Spitalit, në qendër e në lagjen e Muhaxherëve.
Në faqen zyrtare të KEDS-it për të shtunën janë të paralajmëruar punimet në rrjet, të cilat KEDS i ka cilësuar si “të domosdoshme”. Të gjitha punimet e paralajmëruara nëpër Prishtinë tregojnë se rryma nga ora 9:30 do të jetë e ndalur deri në orën 15:30.
KEDS në një përgjigje për KOHËN ka sqaruar se shkyçja e sotme është e planifikuar dhe realizohet në kuadër të planit vjetor të mirëmbajtjes së rrjetit energjetik.
“Ndërprerja ka filluar në ora 09:30 dhe pritet të zgjasë deri në ora 15:30. Kjo shkyçje totale e NS Prishtina 2 është e domosdoshme për realizimin e punimeve teknike që kontribuojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së sistemit elektroenergjetik, si dhe është pjesë e investimeve në rrjet. Këto aktivitete kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të furnizimit me energji elektrike për konsumatorët në zonën përkatëse”, thuhet në përgjigje.
Edhe
Disa lagje të Prishtinës qe dy ditë pa ujë, sipas KRU "Prishtina" furnizimi kthehet sonte
Punimet e paralajmëruara i gjeni në këtë link