Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbetet pa energji elektrike një pjesë e Prishtinës

llamba

Foto: Ilustrim

KEDS-i njofton se një pjesë e lagjes Parku i Qytetit dhe një numër i konsumatorëve të lagjes së Muhaxherëve janë aktualisht pa energji si pasojë e një avarie të shfaqur në kabllon nëntokësore që i furnizon ata.

Sipas njoftimit, ekipet janë në terren për të lokalizuar dhe rregulluar avarinë.

“Ekipet janë në terren, duke përcjell komplet linjën me pajisje dhe automjetin matës për detektimin e avarisë dhe sapo të lokalizohet, menjëherë do të fillojë rregullimi i saj. KEDS do ju mbajë të informuar nga terreni!”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Image