Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një pjesë e Prishtinës sot pa energji elektrike

Një pjesë e Prishtinës do të mbetet sot pa energji elektrike për shkak të punimeve në rrjet.

KEDS-i përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Prishtinës nga ora 09:00 deri në ora 18:00.

Lagjet që do të preken nga këto punime janë: Velania, Rr.Norbert Jokl, Rezervoari, Mahalla e Muhaxherëve, Rr.Isa Kastrati (një pjesë), një pjesë e rrugës Enver Maloku, një pjesë e rrugës Armend Daci, një pjesë e banesave të vjetra, një pjesë e rrugës Afrim Zhitia, Kolegji Pjetër Budi, Bregu i Diellit - Zona lindje, Rr. Vëllezërit Gërvalla, Rr.Ahmet Haxhia, Rr.Holger Petersen, Rr.Ernest Koliqi dhe Nr.5 Kodra e Diellit (një pjesë).

“Këto punime janë në kuadër të mega projektit investiv i cili ka filluar vitin e kaluar dhe që parasheh krijimin e një infrastrukture të re energjetike për Kryeqytetin. Përmes këtij investimi, që kap shifrën prej 16 milion euro, KEDS po mundëson rritjen e kapaciteteve të linjave ekzistuese duke i shndërruar nga 10 kV në 20 kV dhe po bën krijimin e linjave alternative në daljet e nënstacioneve kryesore, nga të cilat do të përfitojnë mbi 90 mijë konsumatorë”, thuhet nga KEDS.