Katër organizata të mërgatës kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë.
“Për shkak të përmbytjeve që ndodhën më 18 janar në disa prej komunave të Kosovës, GERMIN, Global Albanians Foundation (GAF) në SHBA, Fondacioni BESA dhe Shoqata “ODA Hamburg E.v” në Gjermani - kanë organizuar një fushatë për mbledhje fondesh për ndihmë ndaj të prekurve nga përmbytjet. Kjo nismë u bënë thirrje bashkatdhetarëve kudo që ndodhën që t’u vijnë në ndihmë të prekurve siç kanë bërë gjithmonë, në mënyrë që t’i dalin në ndihmë Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQëllimi i fushatës thuhet se është të mbledhë një shumë sa më të madhe të të hollave, të cilat theksohet se do të shkojnë vetëm tek qytetarët e komunave të prekura, në lokacionet që do të vendosen sipas situatës dhe nevojës në terren.
“Fushata për mbledhjen e fondeve realizohet online përmes platformave “Facebook” dhe “PayPal””, thuhet në njoftim.