Arbëri

Organizatat nga diaspora nisin fushatë për mbledhje fondesh për ndihmë ndaj të prekurve nga përmbytjet

GERMIN ka njoftuar se bashkë me të edhe organizatat Global Albanians Foundation në Shtetet e Bashkuara dhe Fondacioni BESA e Shoqata “ODA Hamburg” në Gjermani, kanë organizuar një fushatë për mbledhje fondesh për ndihmë ndaj të prekurve nga përmbytjet që ndodhën më 18 janar në disa komuna të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, GERMIN ka bërë të ditur se me këtë nismë u bëhet thirrje bashkatdhetarëve që t’i dalin në ndihmë Kosovës.

Me këtë fushatë, thuhet se synohet të mblidhet një shumë sa më e madhe e të hollave, të cilat do të shkojnë për qytetarët në komunat e prekura.

“Kjo nismë u bënë thirrje bashkatdhetarëvve kudo që ndodhën që t’u vijnë në ndihmë të prekurve siç kanë bërë gjithmonë, në mënyrë që t’i dalin në ndihmë Kosovës. Qëllimi i fushatës është të mbledhë një shumë sa më të madhe të të hollave, të cilat do të shkojnë vetëm tek qytetarët e komunave të prekura, në lokacionet që do të vendosen sipas situatës dhe nevojës në terren”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se fushata për mbledhjen e fondeve, realizohet online përmes platformave “Facebook” dhe “PayPal”.

Image