Burbuqe Kastrati nga Lëvizja FOL ka deklaruar se sistemi i drejtësisë ka mungesë të gjyqtarëve dhe të prokurorëve që të luftojnë korrupsionin.
Ajo ka deklaruar të hënën në “60 Minuta” të KTV-së se kjo kërkesë është ndër vite, pasi shtoi se numri aktual është i ulët dhe ndonjëherë “kemi mungesë të paneleve të gjyqtarëve në raste të korrupsionit”.
“Numri i gjyqtarëve është i ulët, ka nevojë për numër më të madh edhe të prokurorëve. Është thënë vazhdimisht, ka nevojë për rritje të numrit të prokurorëve. Kemi nganjëherë mungesa të paneleve gjyqësore në raste korrupsioni”, ka thënë Kastrati.
Sipas saj, efikasiteti i luftimit të korrupsionit ndërlidhet edhe me numrin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve.
Duke komentuar raportin e publikuar të hënën nga FOL mbi luftimin e korrupsionit në Kosovë, Kastrati ka deklaruar se ndryshimi i Kodit Penal në vitin 2019 ka sjell disa ndryshime, si rritja e dënimit për rastet korruptive.
Mirëpo, Kastrati ka shtuar se Kosova me të gjitha ndryshimet legjislative, ende mbetet e cenueshme ndaj korrupsionit.
Edhe
FOL i kërkon KPK-së dhe KGJK-së transparencë për vendimet disiplinore
“Kosova pavarësisht ndryshimeve legjislative, ende është e cenueshme ndaj korrupsionit. Edhe këto ndryshime legjislative s’është që kanë jep shumë efekt...ndryshimet e shpeshta janë pak problematike”, ka thënë ajo.
Kastrati e sheh si pozitive krijimin e departamentit special në Prishtinë për trajtimin e lëndëve të korrupsionit.
-
Kastrati për përplasjet në KPK: Reforma që fillon nga janari duket se s’po u pëlqen të gjithëve
-
FOL: Kosova e cenueshme nga korrupsioni, pavarësisht mbështetjes ndërkombëtare
-
FOL: Kosova e cenueshme nga korrupsioni pavarësisht mbështetjes ndërkombëtare
-
Kabashi: Korrupsioni më së shumti është i shprehur përmes prokurimit publik