Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës tërhiqet nga gara

Arbër Grabovci është tërhequr nga të qenit kandidat për kryetar të Komunës së Pejës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Siç ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Facebook, gjithashtu është tërhequr edhe nga pozita e kryetarit të Degës së AAK-së në këtë komunë. Këtë gjë ai thotë se e ka bërë për arsye personale.

“Për shkak të disa çështjeve personale dhe në konsultim me Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, nga sot tërhiqem nga posti i kryetarit të Degës dhe kandidatit për kryetar të Komunës së Pejës. Angazhimet e mija do t’i vazhdoj në kuadër të grupit të asamblistëve të AAK-së, në Kuvendin Komunal të Pejës. Dhe do të jem prore pjesë e Aleancës”, ka thënë ai.