Arbër Tolaj do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Komunës së Pejës, ka njoftuar kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se ky vendim është marrë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të degës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Strukturat e Aleancës, me respektin më të madh për kryetarin e deritashëm, Arbër Grabovci, vlerësuan kontributin e tij të deritashëm, e gjithashtu respektuan edhe vendimin e tij për dorëheqje. Gjithashtu, nën udhëheqjen e u.d. të kryetarit Feim Ademaj, u mbajt edhe mbledhja e Këshillit Drejtues të degës, ku me votë unanime, me një unitet e dakordim të të gjitha gjeneratave të Aleancës, aktivistëve të rinj e të vjetër, Arbër Tolaj u zgjodh kryetar i Degës së Aleancës në Pejë, si dhe kandidat për kryetar të Komunës së Pejës’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.