Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Arbër Grabovci do të jetë kandidat për kryetar të Pejës.
“Sot, së bashku me Dr. Ali Berisha, kryetar i degës së AAK-së në Pejë nominova z. Arbër Grabovci, kandidatin tonë për komunë, kryetarin e ardhshëm të Pejës. Besimi im në Arbërin buron nga vlerat e tij dhe familjes atdhetare ndër breza. Kam bindje të plotë se Peja do ta mbajë mend Arbërin si kryetar që gërsheton të gjitha vlerat që i posedon qyteti i zemrës time Peja”, ka thënë Haradinaj.
Tutje ai ka shtuar se, “Arbërin, si një ndër themeluesit e parë të degës në Pejë, një qytetar i ndershëm dhe i përkushtuar, që tani e uroj si kryetar të Pejës”.
Artikuj të ngjashëm
-
AAK-ja zgjedh Arbër Tolajn kandidat për kryetar të Pejës
-
Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës tërhiqet nga gara
-
Haradinaj: Ardian Gjini, kryetar model për tërë Kosovën
-
Haradinaj: Peja duhet të jetë kryeqyteti ekonomik
-
Haradinaj: E kam ndërruar adresën e votimit, për ta përkrahur Ramosajn në Deçan