Pal Lekaj ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai ka thënë se po tërhiqet për t’u dhënë hapësirë anëtarëve të rinj të AAK-së.
“Sot, pas 26 vitesh, unë kam vendosur që në zgjedhjet e 7 Qershorit të mos garoj në listën e Aleancës, duke hapur dyert për anëtarët e rinj, por duke dhënë mbështetjen time absolute dhe duke u angazhuar edhe më shumë se asnjëherë më parë që Aleanca, bashkë me kandidatin për Kryeministër z. Ardian Gjini, të dalë fuqishëm në këto zgjedhje, me listën dhe emrat më të mirë që mund të ketë një grupim politik”, ka shkruar ai në Facebook.
Lekaj ka qenë ministër dhe deputet, po ashtu edhe kryetar i Komunës së Gjakovës për një mandat.
-
Bislimi: Tërheqja e Haradinajt s’ishte e papritur, do të ketë ngritje të fuqishme të AAK-së
-
AKR-ja nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit
-
Ardian Gjini bartës i listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Ferat Shala thotë se s’do të garojë për deputet: PDK-ja ka nevojë për ndryshim
-
Gjini kandidat i AAK-së për kryeministër: Nuk po hyjmë për prag