Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e bindur se në zgjedhjet e 7 qershorit do të ketë rezultat shumë më të mirë se sa në të gjitha zgjedhjet e kaluara që ka marrë pjesë.
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Labinot Bislimi, ka thënë se tërheqja e Ramush Haradinaj nga pozita e kryetarit të partisë ka qenë e pritshme, e sipas tij, kjo nuk do të ndikojë negativisht në rezultat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi pritje më të larta se të dhjetorit, presim fitore më të madhe në krahasim me të gjitha zgjedhjet. Momenti i tërheqjes së Haradinajt nuk ishte i papritur por ka qenë në vazhdë të një evoluimi brenda AAK-së. Ne nuk e kemi humbur liderin tonë historik, përkundrazi është brenda listës dhe ka qenë vullnet i Haradinajt që të ketë reforma dhe ndryshime brenda AAK-së. Do të ketë ndikim te rezultati, do të ketë ngritje të fuqishme të Aleancës”, ka thënë ai në Interaktiv.
Bislimi ka thënë se AAK-ja do ta shpalosë një program më ndryshe në fushatë.
Bartës i listës së AAK-së është Ardian Gjini, ndërsa Haradinaj, që deri tash ka qenë kryetar i partisë, do të garojë me numrin 11. Numri dy në listën e kandidatëve për deputet të kësaj partie është Besnik Tahiri.
Zgjedhjet do të mbahen më 7 qershor. Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare brenda 18 muajve në Kosovë, pas atyre të shkurtit dhe dhjetorit 2025.