Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AKR-ja nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit

Emir Abrashi

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AKR-së, Emir Abrashi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku ka thënë se vendimi është marrë pas diskutimeve dhe konsultimeve të brendshme në parti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, AKR-ja në këtë fazë do të fokusohet në ristrukturimin dhe reformimin e plotë të subjektit politik.

“Ky është një vendim i menduar me përgjegjësi dhe me fokus të plotë tek e ardhmja e AKR-së. Në periudhën në vijim, energjia jonë do të përqendrohet në ristrukturimin e tërësishëm të partisë, riorganizimin e brendshëm, krijimin e një platforme të hapur për ide dhe hartimin e një programi modern që adreson realisht sfidat dhe nevojat e qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Abrashi.

Ai ka thënë se qytetarët kanë nevojë për një alternativë serioze dhe të besueshme politike, duke shtuar se procesi i reformimit synon ta pozicionojë AKR-në si forcë politike për ata që kanë humbur besimin në politikë.

Abrashi falënderoi anëtarët dhe mbështetësit e partisë për përkrahjen, duke theksuar se rrugëtimi i AKR-së do të vazhdojë “me më shumë reflektim, më shumë vizion dhe më shumë përgjegjësi ndaj qytetarëve”.