Inspektorati sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Ferizaj ka mbyllur dy lokale gjatë natës së mbrëmshme pasi nuk respektuan masat anti-COVID.
Inspektorati sanitar i AUV-së mbrëmë ka zhvilluar një aksion kontrolli ku si fokus ka qenë ndalimi i grumbullimit të njerëzve, ruajtja e distancës, mbajtja e maskës dhe higjienën e hapësirave të cilat kanë shërbyer për qyetatarët. Sipas Inspektoratit, kontrolli më i rreptë i është bërë sektorit të gastronomisë.
“Ndaj shkelësve të vendimit të Qeverisë janë shqiptuar shtatë gjoba për lokalet në rajonin e Ferizajit. Ndërkohë, në dy raste recidiviste kemi hasur në moszbatimin e distancës fizike dhe organizime ndejash në kundërshtim me vendimin e kryeministrit, me ç’rast me vendim të inspektorit lokalet janë mbyllur”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit të Ferizajit për KOHËN.
-
26 biznese në Ferizaj gjobiten për mosrespektim të masave anti-COVID
-
Gjobiten 98 qytetarë në Ferizaj për mosrespektim të masave antiCovid
-
Mbyllen 4 lokale të natës në Ferizaj
-
Gjobiten 8 lokale në Ferizaj për shkelje të masave anti-COVID
-
Policia në Ferizaj shqiptoi 33 gjoba e mbylli një lokal për mosrespektim të masave anti-COVID