Që nga ditët e para të vitit 2022, inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës në Ferizaj janë aktivizuar me qëllim që bizneset t’i zbatojnë masat kundër pandemisë Covid-19. Kjo ka bërë që gjatë këtyre ditëve të ndëshkohen gjithsej 26 biznese të ndryshme të cilat kanë organizuar ahengje, ndeja të ndryshme, për mosrespektim të distancës së klientëve, mosmbyllje të lokaleve sipas orarit të përcaktuar etj.
Selami Salihu, drejtor i AUV-së në Ferizaj, ka thënë se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në regjionin e Ferizajt gjatë këtyre ditëve kanë zhvilluar aksione të përbashkëta për mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID 19, sipas vendimit të fundit të Qeverisë.
“Ne të gjitha rastet kur janë hasur shkelje të pikave të vendimit, inspektorët sanitarë kanë shqiptuar gjoba. 26 lokale të gastronomisë janë ndëshkuar, prej tyre në 16 raste në pamundësi për krijime të kushteve për respektim të masave, lokalet janë zbrazur para orarit të mbylljes”, ka thënë Salihu.
Sipas tij, për shkak të situatës aktuale epidemiologjike dhe numrit në rritje të të infektuarve do të shtohen kontrollet dhe do të ndëshkohet secila shkelje.
“Për shkelësit përsëritës – recidivistë të masave do të veprohet edhe me ndërprerje të aktivitetit me afat të gjatë”, ka bërë me dije Salihu.
Ai ka sqaruar se bizneset që kanë organizuar ahengje janë ndëshkuar me dy mijë euro gjoba, ndërkaq për mosrespektim të distancës me nga 500 eurosh.
-
66 biznese në Ferizaj u ndëshkuan për një muaj për mosrespektim masash
-
AUV-i shqipton nëntë gjoba me nga 2 mijë euro ndaj bizneseve në Ferizaj për thyerje të masave anti-COVID
-
Në Ferizaj ndëshkohen disa furra të bukës për mungesë të higjienës
-
Veseli: Javën e kaluar në Ferizaj janë shqiptuar 594 gjoba për mosrespektim të masave
-
Për shtatë ditë Policia në Ferizaj ka dënuar 1522 persona për mosrespektim të masave