Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia në Ferizaj shqiptoi 33 gjoba e mbylli një lokal për mosrespektim të masave anti-COVID

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se në kuadër të aksionit për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, gjatë ditës së shtunë, janë kontrolluar 70 lokale, ku inspektorët e AUV-ut kanë shqiptuar 33 gjoba dhe kanë mbyllur një lokal, ndërsa janë shqiptuar nga policia edhe 49 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat Covid-19.

“Në kuadër të këtij aksioni, janë kontrolluar 70 lokale, ku inspektorët e AUV-ut kanë shqiptuar 33 gjoba dhe kanë mbyllur një lokal, ndërsa janë shqiptuar nga policia edhe 49 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat Covid-19, (mosbajtje të maskës, mosmbajtje të distancës dhe mosrespektim të orarit të lëvizjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Aksioni i përbashkët i policisë dhe inspektorëve ka filluar të shtunën në ora 18:30 dhe ka vazhduar deri në ora 01:30.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave sipas vendimit të Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit 07/L-006 për Parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid-19”, përfundon njoftimi.