Policia e Kosovës në Ferizaj ka shqiptuar 357 gjoba ndaj qytetarëve që nuk i kanë respektuar masat anti-Covid.
Përmes një komunikate për media, Policia ka bërë të ditur se gjatë vikendit janë angazhuar nëpër qendrat tregtare dhe lokacionet tjera më të frekuentuara, për ta monitoruar respektimin e masave.
“Këto masa janë respektuar nga shumica e qytetarëve, falë ngritjes së vet përgjegjësisë qytetare, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe nga ana e zyrtarëve policorë gjatë ditëve të vikendit janë shqiptuar 357 tiketa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa të parapara me ligji 07/L-006, si dhe janë dhënë 146 vërejtje”, thuhet në njoftim.
Policia ka apeluar te qytetarët për respektim të masave, në mënyrë që të ruhet shëndeti.
-
Veseli: Javën e kaluar në Ferizaj janë shqiptuar 594 gjoba për mosrespektim të masave
-
Për shtatë ditë Policia në Ferizaj ka dënuar 1522 persona për mosrespektim të masave
-
Gjobiten 98 qytetarë në Ferizaj për mosrespektim të masave antiCovid
-
Policia në Ferizaj shqiptoi 33 gjoba e mbylli një lokal për mosrespektim të masave anti-COVID
-
Policia në Ferizaj shqipton 344 gjoba dhe 106 vërejtje për mosrespektim të masave anti-COVID