Policia në Ferizaj ka mbyllur 4 lokale të natës gjatë mbrëmjes së djeshme, në kuadër të masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Përveç mbylljes së lokaleve, sipas njoftimit nga kjo Drejtori, janë shqiptuar 50 vërejtje policore, derisa brenda 24 orëve janë shqiptuar 169 gjoba për personat që nuk kanë respektuar masat anti-COVID.
‘’Apelojmë tek qytetarët dhe pronarët e lokalëve, sidomos atyre klubeve të natës dhe ahengjet, që t’i respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik’’, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbyllen tri lokale në Pejë për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID
-
Veseli: Javën e kaluar në Ferizaj janë shqiptuar 594 gjoba për mosrespektim të masave
-
Për shtatë ditë Policia në Ferizaj ka dënuar 1522 persona për mosrespektim të masave
-
Gjobiten 98 qytetarë në Ferizaj për mosrespektim të masave antiCovid
-
Për një javë 318 gjoba për mosmbajtje të maskës në Ferizaj