Policia së bashku me inspektorët e Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë mbyllur tri lokale në Pejë për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID.
Në total, u inspektuan 61 lokale në Pejë. Janë shqiptuar katër gjoba për persona juridikë dhe 73 për persona fizikë.
Policia në fund bëri apel që të respektohet masat anti-COVID të marra nga Qeveria dhe IKSHPK-ja, ndryshe toleranca do të jetë zero.