Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Për një muaj, 97 persona u arrestuan në rajonin e Pejës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë njoftoi se gjatë muajit tetor, 97 persona janë arrestuar me urdhër të gjykatave.

Në njoftimin e së martës, Policia njoftoi se të dyshuarit janë arrestuar për vepra të ndryshme penale dhe janë dërguar në organet kompetente.

“Personat e arrestuar për vepra të ndryshme penale, janë dërguar në organet kompetente për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore”, thuhet në njoftim.