Të paktën katër persona janë arrestuar në një operacion të Prokurorisë Themelore në Pejë e të Policisë së Kosovës.
Tre prej tyre janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Detyrimi”, ndërsa një tjetër për “Armëmbajtje pa leje”, ka njoftuar për KOHËN, zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.
“Sot Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Drejtorinë e Hetimeve Rajonale të Pejës dhe Krimit të organizuar në Prishtinë pas zbatimit të masave të veçanta, kanë arritur që t’i kapin në flagrancë katër persona. Tre prej tyre për veprën penale ‘detyrimi’ dhe një për ‘armëmbajtje pa leje’ që të tretë janë arrestuar nga Policia e Kosovës”, ka thënë ai.
Të dyshuarit në këtë rast, përmes formave të ndryshme të kanosjes, ia kanë pamundësuar
viktimës posedimin dhe shfrytëzimin faktik të pronës së tij, u njoftua më vonë nga Policia.
"Për ta lejuar viktimën që ta shfrytëzojë pronën e tij të blerë në formë të ligjshme kanë detyruar të njëjtin që të veprojë kundër pasurisë së tij, përkatësisht duke e detyruar të paguajë shumën prej 30.000 mijë euro, në mënyrë që viktimës t’i lejohet posedimi faktik i pronës", njoftoi PK.
Të dyshuarit, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore Pejë, u ndaluan për 48 orë.
-
I kërkuan shuma të kundërligjshme parash për një pronë, ngrihet aktakuzë ndaj tre personave
-
Arrestohen katër persona në Ferizaj për kanosje dhe armëmbajtje pa leje
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për sulm, policia i gjen tri armë dhe 250 fishekë
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë për dhunim të gruas nën kërcënimin e armës
-
Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë: E dhunoi gruan nën kërcënim të armës