Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se gjatë muajit shtator ka ekzekutuar një sërë urdhëresash të lëshuara nga gjykatat kompetente, duke arrestuar gjithsej 39 persona të dyshuar.
Sipas njoftimit, personat e arrestuar ishin të kërkuar për vepra të ndryshme penale.
Nga ta, 14 janë dërguar për vuajtje të dënimit në qendrat e paraburgimit, ndërsa pjesa tjetër është paraqitur në seanca gjyqësore. Pas pagesës së gjobave të shqiptuara, ata janë liruar.
Policia e Pejës ka theksuar se do të vazhdojë me zbatimin e urdhëresave të gjykatave, në funksion të sundimit të ligjit dhe sigurisë publike.
Artikuj të ngjashëm
-
Për një muaj, arrestohen 61 të dyshuar që ishin në kërkim
-
Arrestohet një i dyshuar në Pejë për kanosje ndaj policëve
-
Arrestohen dy të dyshuar për deklarim të rrejshëm në Pejë
-
Përfundon operacioni policor në Pejë, arrestohet një person
-
Arrestohet një i dyshuar për 11 vjedhje të rënda, një tjetër në arrati