61 persona që ishin të kërkuar janë arrestuar gjatë muajit maj.
Policia në Pejë ka njoftuar se që të gjithë janë dërguar në vuajtje të dënimit, derisa disa pas pagesës së gjobës janë liruar.
“Gjatё muajit maj nga data 01.05.2025-30.05.2025, janё arrestuar 61 persona tё dyshuar. Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale disa nga ta janё dёrguar nё vujatje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa disa nga ta janё dёrguar në seanca gjyqёsore, dhe pasi kanё bёrё pagesën e dënimit (gjobёn) janё liruar”, thuhet në njoftim.