Policia e Kosovës ka arrestuar të premten dy persona të dyshuar për përfshirje në një rast të “vrasjes së mbetur në tentativë” që kishte ndodhur më 29 janar 2025 në rrugën “Mikel Marku” në Pejë, ku një polic ishte sulmuar nga pesë persona.
Sipas njoftimit nga Policia, operacioni është realizuar nga Sektori Rajonal për Hetime në Pejë, me mbështetjen e Stacionit Policor në Deçan, si dhe njësive nga Drejtoritë Rajonale të Policisë në Gjakovë dhe Gjilan.
Gjatë zbatimit të planit operativ, janë kryer tetë bastisje në lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar: tri armë zjarri, nëntëmbëdhjetë fishekë dhe një jelek antiplumb.
Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë arrestuar dhe ndaj tyre do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore, në koordinim me prokurorinë kompetente.
-
Arrestohen gjashtë të dyshuar për sulm ndaj policit në Pejë
-
Dorëzohet në Polici i dyshuari për plagosjen në Pejë
-
Arrestohen dy të dyshuar në Pejë, sulmuan policët që po u shqiptonin gjobë
-
Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasjen në Pejë
-
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë që po planifikonin vrasje