Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë të martën të dyshuarin për vrasjen në tentativë të ndodhur më 22 prill në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë.
Mesditën e 22 prillit Policia pati dalë në vendngjarje pas raportimit për të shtëna me armë, por nuk e kishte gjetur të dyshuarin.
Viktima pati thënë në Polici se i dyshuari kishte shtënë në drejtim të tij, por se nuk ishte plagosur.
“Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, sot me datё 13.05.2025, ёshtё arritur tё arrestohet i dyshuari i kёtij rasti, tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: njё armё pistoletё Blowfog kal: 9mm, njё karikator dhe dy fishekё 9mm”, njoftoi PK.
I dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.