Policia e Kosovës ka realizuar operacion të suksesshëm në rajonin e Pejës, duke arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në një grup të organizuar kriminal. Ata dyshohen se po përgatitnin vrasje dhe veprime që shkaktonin rrezik të përgjithshëm ndaj dy personave në këtë qytet.
Operacioni u zhvillua mbrëmjen e 21 shkurtit, nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës (PSRK).
Të arrestuarit janë D.R., R.B., Sh.K., F.Q. dhe D.M., të cilët me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.
Gjatë kontrollit në gjashtë lokacione të ndryshme, policia ka sekuestruar armë, përfshirë granata dore, pushkë, revole dhe municion të ndryshëm. Po ashtu, janë gjetur sasi narkotikësh, telefona celularë dhe prova të tjera materiale, që do të përdoren në procedurën penale kundër të dyshuarve.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet vazhdojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.
-
Arrestohen katër të dyshuar që po përgatisnin një vrasje
-
Përfundon operacioni policor në Pejë, arrestohet një person
-
Arrestohen edhe dy të dyshuar për sulmin ndaj një polici në Pejë
-
Arrestohen gjashtë të dyshuar për sulm ndaj policit në Pejë
-
Katër persona arrestohen në Pejë, dyshohet se planifikonin vrasje