Tre persona janë arrestuar të mërkurën (2 korrik) në Pejë, pasi dyshohet se kanë kryer vjedhje të ndryshme.
Sipas Policisë, të arrestuarve iu është sekuestruar një thikë dhe sendet e vjedhura, si cigare, shkrepësa, sende ushqimore dhe të tjera.
Dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, derisa i dyshuari i tretë, i mitur, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar veprat penale “vjedhje të rënda” dhe “vjedhje”.
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datën 02.07.2025, pas njё pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, kanё arritur tё arrestojnё tre persona tё dyshuar, tё cilёt ditёve tё fundit në zonën e pёrgjegjёsisё tё Stacionit Policor nё Pejё, kanё kryer disa vjedhje tё rёnda dhe vjedhje. Nё koordinim me prokurorin e Shtetit, janё kryer kontroll/bastisje në vendbanimet e personave tё dyshuar, ku janё gjetur dhe janë sekuestruar: njё armë e ftohtë (thikё) dhe sende të ndryshme tё cilat dyshohet se janё vjedhur në disa lokacione tё ndryshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për disa vjedhje
-
Arrestohet një i dyshuar për 11 vjedhje të rënda, një tjetër në arrati
-
Tre të arrestuar pas të shtënave në një aheng në Pejë
-
Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për sulm, policia i gjen tri armë dhe 250 fishekë