Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për veprat penale “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje”, pas një serie rastesh të raportuara në lokacione të ndryshme.
Policia ka njoftuar se, sipas informacioneve, nga data 19 deri më 25 prill, në disa lokacione janë kryer vjedhje të ndryshme, përfshirë rimorkio, aparate për pastrim të automjeteve, mjete pune dhe derivate të naftës.
“Pas njё pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datёn 27.04.2026, kanё arritur ta arrestojnё tё dyshuarin, i cili dyshohet se ka vjedhur sendet e lartcekura”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
-
Arrestohet një i dyshuar për 11 vjedhje të rënda, një tjetër në arrati
-
Tre të arrestuar në Pejë për vjedhje
-
Arrestohet një 47-vjeçar në Obiliq për vjedhje
-
Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje
-
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shtatë vjedhje në lokale afariste