Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar 10 persona dhe 2 të tjerë i ka shpallur në kërkim, pasi dyshohen për trafikim të armëve nga Kosova në Shqipëri.
Operacioni policor i koduar si “Puzzle”, sipas njoftimit është zhvilluar pas një hetimi 5-mujor.
“Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit: E. T., 32 vjeç, L. H., 21 vjeç, F. B., 26 vjeç, R. H., 21 vjeç, V. M., 23 vjeç, K. F., 18 vjeç, G. M., 22 vjeç dhe A. Sh., 23 vjeç. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit R. K., 41 vjeç dhe A. N., 24 vjeç”, thuhet në njoftim.
Nga hetimet thuhet se dyshohet që këta persona, pasi siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i dërgonin ato në Tiranë, për t’i shitur.
“Gjatë periudhës hetimore, në kuadër të këtij procedimi, më datë 01.04.2025, janë ndaluar shtetasit A. P dhe K. P., pasi u kapën në flagrancë me 2 armë zjarri, të dyshuara të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. F, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 2077 fara kanabisi”, thuhet në njoftim.
Gjatë operacionit thuhet se janë sekuestruar 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara cannabisi, municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.
-
Katër të arrestuar në Shqipëri, trafikonin armë nga Kosova
-
Kapen dy shtetas të Kosovës me armë e veturë të vjedhur në kufi me Shqipërinë
-
Drejtori i Policisë së Shqipërisë flet për goditjen e trafikimit të armëve nga Kosova
-
10 armë të konfiskuara në 10 raste të ndryshme në Kosovë brenda 24-orëve
-
Aksioni për trafikim: 15 të arrestuar, mbyllen 10 qendra masazhi e nëntë lokale të muzikës live