Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të debatojë për interpelancën ndaj kryeparlamentarit Afrim Gashi më 3 shtator lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit më 1 gusht, ku të përfshirë ishin sigurimi që shoqëronte delegacionin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe sigurimi i Gashit.
Gashi ka thënë se sigurimi i tij ka shkuar në aeroport me urdhër të tij, siç thotë ai, për të shmangur incident me pasoja më të mëdha. Ai shtoi se e ka pasur në plan që të niset edhe ai personalisht në aeroport por është vonuar për shkak të angazhimeve në Kuvend. Ndërkohë sigurimi e ka telefonuar që problemi është zgjidhur. Kreu i Kuvendit ka theksuar se sigurimi i tij nuk ka pasur urdhër të bëjë asgjë joligjore.
“Unë personalisht dhe sigurimi i Kuvendit, në aeroport kemi shmangur një incident i cili mund të kishte më shumë pasoja. Unë jam i kënaqur që gjithçka përfundoi si duhej. Ata persona që i kanë tejkaluar autorizimet e tyre, do të veprojë Ministria e Brendshme ashtu siç e parashikon ligji. Të ju them se gjithmonë kur të duhet të qetësohet situata unë do të veproj dhe gjithmonë do të jem këtu për të mirën e qytetarëve, të mos ketë konflikte, incidente dhe pasoja më të rënda”, deklaroi Gashi.
Ai tha se në atë rast ka ndihmuar sepse Osmani e kishte telefonuar nga vendi i ngjarjes dhe i ka kërkuar ndihmë.
“Më thirri presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i dridhej zëri, kërkonte ndihmë. Ajo më tha se kishte probleme në aeroportin e Shkupit dhe se ishte ndarë nga fëmijët që ishin gjithashtu në aeroport. Më tha se fëmijët ishin shumë të frikësuar dhe po qanin. Më duhej të ndihmoja. Nuk e di se cili person nuk do të ndihmonte nëse dikush lutet për ndihmë”, deklaroi Gashi.
Edhe
Incidenti me Osmanin, ngrihet kallëzim penal ndaj shefit të sigurimit të kryeparlamentarit të Maqedonisë V.
Një nëpunës i sigurimit të Kuvendit është suspenduar dhe dy të tjerë janë nën hetim, sipas MPB-së, për këtë incident. Sipas sqarimit të MPB-së, deri te incidenti kishte ardhur pasi sigurimi i presidentes Osmani kishte refuzuar që ajo tu nënshtrohet kontrolleve në aeroport. Sigurimi i Gashit është paraqitur dhe ka karikuar armën në formë kërcënimi ndaj nëpunësve të aeroportit../Alsat.mk
-
Incidenti i Osmanit, kryeparlamentari Gashi: Sigurimi u përfshi për ta qetësuar situatën
-
Dështon shkarkimi i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi
-
Incidenti në Aeroportin e Shkupit me presidenten Osmani, VLEN i jep mbështetje kryekuvendarit Afrim Gashi
-
“Alsat”: Presidentja e Kosovës pati edhe dy incidente të ngjashme më herët në Aeroportin e Shkupit