Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendime të vitit 2020 për përbërjen e Bordit drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore. Sipas kryeministrit Albin Kurti, me këtë vendim i hapet rrugë përbërjes së re në Bordin e FSSH-së.
Në Bordin e mëhershëm anëtarë ishin disa ministra. Bordi ishte jofunksional që nga ardhja e Qeverisë Kurti.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka arsyetuar vendimin për “shkak të ndryshimit të rrethanave ligjore dhe faktike që kanë çuar te pamundësia e funksionimit të Bordit të FSSH-së”.
“Me këtë vendim i hapim rrugë një përbërjeje të re në bordin për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore”, ka thënë Kurti.
Për keqpërdorime të shumta që lidhen me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore ka raportuar KOHA qe disa javë. Hulumtimi disamujor ka ngritur dyshime për keqmenaxhim e humbje të madhe të parasë në kurriz të pacientëve të sëmurë rëndë, e që s’gjejnë shërim në Kosovë. Hulumtimi zbardh raste kur faturat që vijnë nga spitalet, kryesisht në Turqi, janë më të shtrenjta se profaturat. Familjet e pacientëve në shumicën e rasteve s’kanë qasje në fatura. Ka raste kur familjarë të pacientëve rrëfejnë për keqpërdorime e se si s’i kanë marrë trajtimet për të cilat shteti mori obligim e se si kanë paguar mjete shtesë për trajtim. Dy agjenci, nga rreth 10 sa lëshojnë profatura, janë nën pronësi të një personi të akuzuar për korrupsion. E borxhi i përgjithshëm mbahet fshehtë. Teksa Fondi në përgjigje zyrtare thotë se është më pak se 2 milionë euro, Qeveria thotë se është afër 10, Bordi Ekzekutiv në fund të vitit të kaluar ka përmendur shifrën prej 28 milionë eurove.
Qeveria ka paralajmëruar ndërmarrjen e masave.
-
Emërohet Bordi i ri i fondit të sigurimeve shëndetësore
-
Fondi i Sigurimit Shëndetësor i injoruar qe 16 muaj, bëhet me Bord mbikëqyrës
-
Milionat e shtetit për spitalet private, pa mbikëqyrje prej marsit të 2021-s
-
Themelimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore shihet si riaktivizim i një strukture jofunksionale
-
Kriteri i tri profaturave po lë shumë pacientë pa mbështetje financiare për trajtim jashtë vendit