Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Emërohet Bordi i ri i fondit të sigurimeve shëndetësore

Në mbledhjen e së mërkurës, Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për të shkarkuar Bordin drejtues të fondit të sigurimeve shëndetësore dhe për ta emëruar përbërjen e re.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që do të jetë edhe pjesë e Bordit, ka thënë se zëvendësimi i Bordit është në përputhje me ligjin.

Bordi i ri i fondit të sigurimeve shëndetësore do të ketë shtatë anëtarë.

Përveç Vitisë, në Bord janë edhe Hekuran Nikçi (Ministria e Financave), Besnik Fetahu (Ministria e Financave), Kastriot Meça (Oda e Profesionistëve Shëndetësorë), Ardian Shefkiu (SHSKUK), Izet Sadiku (Asociacioni i Komunave të Kosovës) dhe Afrim Maliqi (Shoqata e Pacientëve).

Bordi aktual ishte në detyrë nga korriku i vitit të shkuar. Bordi drejtues i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore përbëhej nga Dafina Gexha-Bunjaku, Ahmet Ismaili, Klit Shala, Kastriot Meqa, Agreta Gecaj-Gashi dhe Muhamedali Kodra. Në një hulumtim prej disa serive, KOHA raportoi gjatë qershorit të vitit të shkuar për keqpërdorimet që janë bërë nga Fondi me pacientët që kërkonin trajtim mjekësor jashtë vendit.