Me një vendim të Qeverisë është themeluar Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor. Ky veprim i Qeverisë në detyrë, nga njohës të kësaj çështjeje, është vlerësuar si riaktivizim i një institucioni ekzistues e jofunksional
Qeveria në detyrë ka themeluar Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, një institucion që ekziston prej më shumë se një dekade, por me emër tjetër.
Institucioni aktual ka funksionuar prej vitesh vetëm me programin për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE themelimin e institucionit të ri, që parashihet me Ligjin e ri për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor, ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia e ka prezantuar si hapin e parë drejt zbatimit të ligjit.
“Sot po nis hapi i parë i zbatimit të këtij ligji, me fillimin e procesit për themelimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës. Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të sistemit të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor dhe zbatimit gradual të të drejtave dhe përfitimeve që parashihen me këtë ligj. Vazhdojmë me punë”, ka thënë ai.
Ndërkaq, hulumtues të politikave shëndetësore e cilësojnë këtë veprim si rithemelim të një institucioni ekzistues, i cili deri më tani nuk ka funksionuar në aspektin e sigurimeve shëndetësore.
Hulumtuesja Saranda Ramaj vlerëson se vendimi nuk sjell ndryshime thelbësore për qytetarët.
“Me vendimin e sotëm nuk kam asnjë pritje, sepse siç e thashë një fond që në vete e ka pasur vetëm programin për trajtim jashtë institucioneve publike, pra për sëmundje që nuk do të mund të trajtoheshin në QKUK dhe institucione publike dhe shteti ndan mjete për trajtimin e tyre në institucione private ose jashtë shtetit, vetëm ai aspekt ka funksionuar, kështu që ndërrimi i emrit dhe mbi një vendim paraprak të themelimit të një institucioni në praktikë për qytetarët nuk nënkupton absolutisht asgjë të re. Ne d.m.th. do ta trajtoja me shumë e shumë seriozitet nëse do të ishte një vendim që janë ndarë 40 milionë për Fondin si buxhet fillestar, ose 100 milionë”, ka thënë Ramaj.
E ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, është shprehur se Fondi i Sigurimeve Shëndetësore nuk është i ri, por ekziston që nga viti 2014, ndërsa problemi kryesor është mos funksionalizimi i tij.
“Qytetarët nuk kanë nevojë për rishpallje të institucioneve ekzistuese. Ata kanë nevojë për sigurime shëndetësore funksionale, paketë reale të përfitimeve, mbrojtje nga shpenzimet katastrofike shëndetësore, kontraktim efikas të ofruesve publikë dhe privatë si dhe një Fond që vepron si blerës strategjik i shërbimeve në interes të pacientit. Çdo hap që afron Kosovën drejt funksionalizimit të sigurimeve shëndetësore është i mirëseardhur. Por transparenca ndaj qytetarëve kërkon që faktet të paraqiten ashtu siç janë. Fondi nuk po themelohet sot. Sfida e vërtetë është funksionalizimi i tij”, ka thënë Agani.
Sipas ligjit, Fondi ka për detyrë të zbatojë politikat e sigurimit shëndetësor të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, të sigurojë zbatimin e ligjit, si dhe të propozojë nivelin e kontributeve, bashkëpagesave dhe mjeteve të tjera financiare për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor.